MILANO, 4 prill /ATSH/ – Përfundon pa gola derbi i Milanos mes Interit dhe Milanit.
Ky barazim ul më shumë shpresat për të hyrë në Ligën e Kampioneve për Milanin e Gattuso-s.
Ngjarja më kulmore në këtë ndeshje ishte anulimi i golit të Icardi-t si pozicion jashtë loje në minutën e 38-të.
Por nuk mjafton me kaq, Icardi gaboi gjatë ndeshjes duke mos shënuar dot dy herë me portën bosh. /G.S/