SPORT – Barcelona fiton 4-1 me Romën

1188

BARCELONË, 4 prill /ATSH/ – Favoritja kryesore në ndeshjen e “Camp Nou” e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve arrin një fitore të rëndësishme ndaj Romës 4-1.

Barcelona arrin të fitojë edhe falë dy autogolave të shënuar nga De Rossi në minutën e 38-të dhe Manolas në minutën e 55-të. Ndërsa Pique shënoi golin e tretë në minutën e 59-të dhe Suarez në minutën e 87-të.

Golin e nderit për Romën e bëri Dzeko.

Me sa duket Barcelona e ka arritur të garantojë biletën për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve./G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.