Spice Girls, në dasmën mbretërore të Princ Harry dhe Meghan Markle

TIRANË, 4 Prill /ATSH/- Mel B konfirmoi sot në emisionin “The Real” lajmin se Spice Girls do të performojnë në dasmën mbretërore të Prince Harry dhe Meghan Markle.

“Njeh ndonjë që do të shkojë në dasmën mbretërore?” – e pyet njëra nga prezantueset Mel B, teksa kjo e fundit aprovon duke tundur kokën.

Gjatë intevistës, këngëtarja ka zbuluar se Spice Girls në fakt do të jenë aty për të performuar.

Dasmën mbretërore e Prince Harry dhe Meghan Markle, event i një rëndësie të veçantë për këtë vit do të bëhet në 19 maj. /m.z//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.