SHBA – Trump dërgon Gardën Kombëtare në kufij me Meksikën

UASHINGTON, 4 prill /ATSH-AFP/ – Donald Trump urdhëroi sot dërgimin e menjëhershëm të Gardës Kombëtare në kufirin me Meksikën për të penguar imigracionin klandestin, njoftoi sot administrata amerikane.

“Presidenti i SHBA-së urdhëroi dërgimin e Gardës Kombëtare në kufirin jugperëndimor për të ndihmuar rojen kufitare”, deklaroi Kirstjen Nielsen, sekretarja për sigurinë e brendshme.

“Ne shpresojmë që kjo zhvendosje të fillojë menjëherë”, shtoi ajo.

Garda Kombëtare ka ndërhyrë në kufij në vitin 2010, me urdhër të Barack Obama, si dhe në vitet 2006-2008 gjatë kohës së George W. Bush./G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.