RUSI – Moska: Dialog për të shmangur një krizë tjetër si ajo e raketave në Kubë

MOSKË, 4 prill /ATSH-AFP/ – Shefi i shërbimit të jashtëm sekret rus, Sergei Narishkin kërkoi sot rikthimin në një dialog të shëndetshëm mes Moskës dhe perëndimorëve për çështjen Skripal për të shmangur një krizë të re si ajo e raketave në Kubë.

“Është e rëndësishme të ndërpresim këtë lojë të papërgjegjshme që konsiston në heqjen dorë të përdorimit të forcës në marrëdhëniet ndërkombëtare, për të mos e çuar situatën deri në një krizë të tjetër si ajo e Kubës”, deklaroi Naryshkin në një konferencë ndërkombëtare kushtuar sigurisë në Moskë./ /ec/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.