AXHENDA NDËRKOMBËTARE 04/4/2018

PANMUNJOM (Kore e Jugut) – Bisedime pune ndërkoreane para një samiti mes Kim Jong Un dhe Moon Jae-in.

RANGUN (Birmani) – Vendim i drejtësisë birmane për të gjykuar dy gazetarë birmanezë të Reuters, ndaluar për publikimin e sekretit shtetëror pas hetimit mbi një masakër të myslimanëve rohingya.

Amal Clooney, avokate dhe bashkëshortja e aktorit, George Clooney i është bashkuar ekipit të mbrojtjes.

BANGKOK (Tajlandë) – Konferencë shtypi e Kombeve të Bashkuara mbi respektimin e të drejtave të njeriut në kompanitë tajlandeze pas një misioni ekspertësh në vend mes 26 marsit dhe 4 prillit.

PEKIN (Kinë) – Presidenti i Zimbabves, Emmerson Mnangagwa takohet me kryeministrin kinez, Li Keqiang.

ANKARA (Turqi) – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan pret në Ankara homologët rusë dhe iranian për një samit tripalësh kushtuar Sirisë.

ROMË (Itali) – Pritet fillimi i bisedimeve të presidentit, Mattarella mbi formimin e qeverisë së re duke nisur nga presidentët e Parlamentit dhe partitë më të vogla.

MOSKË (Rusi) – Konferencës për sigurinë ndërkombëtare organizuar nga ministria ruse e Mbrojtjes.

MOSKË (Rusi) – Kreu i diplomacisë kineze, Wang Yi në vizitë në Rusi për t’u takuar me homologun rus, Sergei Lavrov.

LISBONË (Portugali) – Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Ahmed Aboul Gheit takon ministrin portugez të Punëve të Jashtme, Augusto Santos Silva, për të diskutuar për krizat e ndryshme që kanë goditur Lindjen e Mesme.

PARIS (Francë) – Jean-Yves Le Drian, ministri francez i Punëve të Jashtme pret homologun maqedonas, Nikola Dimitrov.

KOMBET E BASHKUARA (SHBA) – Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton për përdorimin e armëve kimike në Siri./ /ec/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.