SPORT – Casillas luan ndeshjen e 1 000-të të karrierës

MADRID, 3 prill /ATSH-AFP/ – Portieri spanjoll i ekipit portugez FC Porto, Iker Casillas zhvilloi takimin më të mirë të karrierës së tij profesionale të hënën në mbrëmje, por ekipi i tij humbi (2-0) në fushën e Belenenses në Lisbonë, në ditën e 28-të të Kampionatit të Portugalisë.

”Kjo humbje, që i kushtoi Portos vendin e parë në kampionatin portugez, ishte ndeshja e 108-të e Casillas me fanellën e klubit portugez, që i shtohen 725 takimeve të luajtura me Real Madrid dhe 167 me ekipin e Spanjës”, sipas përllogaritjes së bërë nga e përditshmja sportive spanjolle “Marca”.

Lojtari 36-vjeçar, fitues i Kupës së Botës në vitin 2010, kampion i dyfishtë Europe (2008,2012) dhe tre herë kampion në Ligën e Kampioneve me Real Madrid (2000, 2002, 2014), erdhi tek ekipi i Porto-s në vitin 2015.

Megjithatë, Porto ka njoftuar se ai do të largohet nga ekipi në fund të këtij sezoni të tretë, për shkak të një rroge të konsideruar shumë të lartë për buxhetin e klubit./  /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.