Prezantohen dy komisioneret e reja të Avokatit të Popullit

TIRANË, 3 Prill /ATSH- I. Vata/ – Prezantohen dy komisioneret e reja në institucionin e avokatit të popullit nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca.

Në një njoftim për mediat bëhet e ditur se janë prezantuan sot në Institucionin e Avokatit të Popullit dy komisioneret e reja, të cilat plotësojnë vendet e mbetura vakante prej shumë kohësh në këtë institucion.

Po ashtu, thuhet se “Pas zgjedhjes nga Kuvendi i Shqipërisë, komisioneret Ermonela Xhafa dhe Nejla Peka u prezantuan ditën e sotme tek Avokati i Popullit për të nisur punën në drejtimin e përkatësisht të Seksionit të Mekanizmit për Parandalimin e Torturës dhe Seksionit për të drejtat e Fëmijëve”.

Prezantimi u krye nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, në praninë e të gjithë stafit të Institucionit. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.