FRANCË – Frekuentim turistik rekord në 2017, me 429 milionë qëndrime me fjetje

PARIS, 3 prill /ATSH-AFP/ – Frekuentimi turistik në Francë ka arritur një nivel rekord në vitin 2017, me 429 milionë qëndrime me fjetje të regjistruara, një rritje prej 5,6 % në një vit, favorizuar nga rikthimi i turistëve francezë ashtu dhe të huaj, njoftoi sot Instituti i Statistikave Insee.

“Të gjitha strehimet turistike kolektive si hotelet, kampingjet, fshatrat e pushimeve, kanë regjistruar 23 milionë qëndrime me fjetje më shumë vitin e kaluar krahasuar me vitin 2016, duke arritur një nivel rekord, përtej frekuentimeve nga viti 2011 deri në 2016”, sipas studimit të Insee-s.

Bëhet fjalë për shifrën e parë zyrtare për frekuentimin turistik kombëtar për vitin 2017. Qeveria ka përmendur tashmë një vit rekord dhe e vlerësoi me rreth 89 milionë numrin e vizitorëve të huaj në Francë, por nuk ka komunikuar ende shifrën përfundimtare./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.