Protestë para drejtorisë së Policisë së Tiranës, kërkohet lirimi i të arrestuarve

TIRANË, 2 Prill/ATSH/.- Qytetarë të Kukësit dhe familjarë të protestuesve të arrestuar për ngjarjet e dy ditëve më parë në Rrugën e Kombit, prej ditës së djeshme ndodhen para drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku janë transferuar të arrestuarit.

Me kërkesën për lirimin e tyre, ata bllokuan në shenjë proteste qarkullimin e mjeteve në rrugën ku ndodhet drejtoria e policisë e Tiranës.

Duke bërë një paralelizëm me tarifën e vendosur në Rrugën e Kombit, në mënyrë simbolike protestuesit u kërkonin drejtuesve të mjeteve 5 euro për të kaluar rrugën.

Në mbështetje të protestuesve ishin edhe deputetë të Partisë Demokratike./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.