JOHANESBURG – Vdes Winnie Mandela, ish-bashkëshortja aktiviste anti-aparteid e Nelson Mandelës

224

JOHANESBURG, 2 prill /ATSH-AFP/ – Winnie Mandela, ish-bashkëshortja e presidentit të parë afrikano-jugor me ngjyrë, Nelson Mandela vdiq sot në moshën 81-vjeçare pas në sëmundjeje të rëndë.

“Është një trishtim i madh që informojmë publikun që Winnie Madikizela Mandela vdiq në spitalin Milpark të Johanesburgut më 2 prill”, deklaroi Victor Dlamini në një komunikatë.

“Ajo vdiq pas një sëmundjeje të rëndë, për të cilën u shtrua disa herë në spital që prej fillimit të vitit. Ajo vdiq në paqe e rrethuar nga familja e saj”, shtoi ai.

Winnie Madikizela Mandela, e cila ishte një prej ikonave të mëdha të luftës kundër aparteidit, luftoi me forcë kundër regjimit të aparteidit dhe sakrifikoi jetën për lirinë e Afrikës së Jugut”, theksoi Victor Dlamini.

E lindur në Bizana në Easter Cape në vitin 1936, ajo ndoqi studimet për punë sociale në Johannesburg. Me Nelson Mandelën u njoh në vitin 1957 dhe një vit më vonë u martuan, martesë nga e cila sollën dy fëmijë.

Megjithatë, martesa ishte e shkurtër, pasi Mandela u arrestua në vitin 1963 dhe u dënua me burgim të përjetshëm për tradhti, ndërsa vetë Winifred vuajti pasojat e aparteidit, fillimisht duke u vendosur në arrest shtëpie e më pas duke u dëbuar në Brandfort, një qytezë ku internoheshin kundërshtarët e regjimit./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.