GREQI – Rritet numri i migrantëve dhe refugjatëve në Egje’

318

ATHINË, 2 prill /ATSH-ANA-MPA/ – Të paktën 1 968 migrantë dhe refugjatë mbërritën në ishujt veriorë të detit Egje’ gjatë muajit mars, thanë autoritetet greke duke shtuar se 1 369 persona kishin mbërritur në Lesvos, 541 në Samos dhe 58 në Chios.

”Numri i migrantëve dhe refugjatëve të mbërritur në shkurt ishte 997 dhe në janar 1 504”, shtuan ato.

Sipas Rojes Bregdetare Turke, gjatë muajit mars ajo kishte ndërhyrë në 34 incidente brenda ujërave territoriale turke dhe kishte dërguar në Turqi 1 409 migrantë dhe refugjatë.

Dy anije të tjera, me 84 migrantë, kanë mbërritur mes 1 dhe 2 prillit në Samos, ndërkohë që në Lesvos dhe Chios nuk ka patur ngjarje të tilla./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.