Protesta në Rrugën e Kombit, Norman: Dhuna nuk është përgjigjja

TIRANË, 1 prill/ATSH/- Ambasadori I Britanisë së Madhe në vendin tonë, Duncan Norman ka shprehur keqardhjen për situatën e krijuar ditën e djeshme në Rrugën e Kombit, duke shkruar se dhuna nuk është përgjigja e duhur.

Për ngjarjet e ditës së djeshme ambasadori ka reaguar në rrjetin social Twitter, duke u shprehur se, “Të trishtuar thellësisht nga plagët e shkaktuara në incidentin e djeshëm në autostradën e Kukësit. Dhuna nuk është përgjigjja.”/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.