Parashikimi i motit, e dielë 1 prill 2018

TIRANE, 1 Prill /ATSH/ -Moti për ditën e sotme  parashikohet me  vranësira mesatare dhe të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik nga ora 00:00 deri në orën 07:00  do të ketë reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe lokalisht te lartë.

Në zonën e Veriut reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e stuhive dhe rebeshëve.

Në Alpe, Verilindje zonat malore të Lindjes  do të ketë reshje  dëbore  mbi 800 metër. Në zonën e Juglindjes reshjet e dëborës do të jenë në lartësitë mbi 1000 metër. Më pas reshjet  do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim–Juglindje 1-28m/sek. Deti do të jetë i forcës 6 me lartësi dallge 4.5 metër.

Shikimi 1-15 km, mjegull/mjegullinë do të ketë nga reshjet e shiut dhe dëborës,  Temperaturat do të pësojnë rënie  në vlerat minimale dhe ato maksimale.

Temperaturat parashikohen:

Vendet Malore                2/16

Vendet e Ulta                 3/20

Vendet Bregdetare         8/18   /e.malaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.