La Repubblica/ Tani në autostradë paguhet. Shqipëria proteston

TIRANË, 1 prill/ATSH/- Jo rrallë modernizimi shkakton edhe protesta. Tani është rasti i Shqipërisë, vendi i vogël dinamik ballkanik e cila është duke u zhvilluar falë liderit Edi Rama dhe ndodhet drejt rrugës për në Bashkimin Europian, shkruan e përditshmja italiane La Repubblika. Taksa e parë për autostradën, që lidh kryeqytetin Tirana me Kosovën ka çuar në akte dhune. Demonstruesit kanë shkulur sportelet ku paguhet kjo taksë dhe u kanë vënë flakën atyre. Ka shumë të plagosur gjatë përleshjeve mes manifestuesve dhe policisë.

Lideri europian Edi Rama bën fjalë për ”dhunë barbare që do të marrë përgjigjen e duhur”. Ai po sulmon të korruptuarit në çdo fushë. Ai filloi një aksion të policisë kundër shitjes së paligjshme të plazheve publike dhe së bashku me Italinë po lufton me ata që çojnë marijuanë në Bashkimin Europian./ a.jor.//e.caushi/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.