BEJRUT – Marrëveshja e parë me rebelët për evakuimin e civilëve nga Duma

BEJRUT, 1 prill /ATSH-AFP/ – Një marrëveshje për të mundësuar evakuimin e civilëve u arrit mes Rusisë, aleate e regjimit sirian dhe rebelëve që kanë kontrollin e Dumas, bastioni i fundit kryengritës në Gutan Lindore, njoftoi sot Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

“Një marrëveshje e pjesshme u arrit mes grupit, Jaich al-Islam dhe Rusisë, për të mundësuar evakuimin e qindra civilëve drejt Idlebit, një rajon që i ka shpëtuar kontrollit të regjimit në veriperëndim të Sirisë”, theksoi Rami Abdel Rahmane, drejtor i OSDH-së.

“Negociatat vazhdojnë për arritjen e një marrëveshjeje”, shtoi ai.

“Një seri e re bisedimesh u zhvillua dje dhe një marrëveshje u arrit për evakuimin e rasteve humanitare drejt veriut të Sirisë”, konfirmoi komiteti civil i Dumas, që merr pjesë në negociata.

Goditur nga një sulm që ka shkaktuar më shumë se 1 600 civilë të vrarë në pesë javë, dy nga tre grupe rebele në Guta kanë pranuar të evakuojnë pozicionet e tyre.

“Më shumë se 45 000 rebelë dhe civilë janë evakuar gjithashtu në 10 ditë nga Guta, që regjimi ka kontrollin e më shumë se 95%”, sipas OSDH-së./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.