PEKIN – IOC: Koreja e Veriut do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike 2020 dhe 2022

244

PEKIN, 31 mars /ATSH-AFP/ – Koreja e Veriut do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike 2020 dhe 2022, garantoi sot presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik (IOC) Thomas Bach, pas një takimi me kreun koreanoverior, Kim Jong Un në Phenian.

Bach njoftoi gjithashtu se “IOC-ja do të propozojë mundësinë e një parakalimi të përbashkët të delegacioneve të dy Koreve gjatë ceremonisë hapëse të Lojërave Verore në Tokio në vitin 2020, si dhe aktivitete të tjera të përbashkëta”.

Lojërat Olimpike Dimërore që kaluan, që u zhvilluan në Pjeongçang (Kore të Jugut) muajin e kaluar, shërbyen për të arritur një afrim të konsiderueshëm mes Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut.

Atletët e dy vendeve parakaluan së bashku gjatë ceremonisë hapëse dhe dy Koretë krijuan një ekip të përbashkët për femra në hokej në akull./G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.