RUSI – Moska thërret ambasadorët e nëntë vendeve të BE-së për çështjen Skripal

326

MOSKË, 30 mars /ATSH-AFP/ – Ambasadorët e nëntë vendeve të Bashkimit Europian, mes të cilëve të Francës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Italisë dhe Polonisë u thirrën nga Rusia, theksuan gazetarët.

Ambasadorët e këtyre vendeve, si dhe ato të Letonisë, Sllovakisë dhe Republikës Çeke, filluan të mbërrijnë në ministrinë ruse të Punëve të Jashtme në sfondin e krizës pas helmimit të ish-spiunit rus në Britaninë e Madhe.

Kremlini konfirmoi sot se nuk ishte Rusia ajo që kishte ndërmarrë një luftë diplomatike, pas vendimit të Moskës për të dëbuar 60 diplomatë amerikanë si kundërpërgjigje për një dëbim të ngjashëm të vendosur nga Uashingtoni.

“Nuk është Rusia ajo që ka ndërmarrë një luftë diplomatike (…), nuk është Rusia ajo që ka iniciuar një shkëmbim sanksionesh apo një shkëmbim të dëbimit të diplomatëve”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

“Rusia është e detyruar të marrë masa në përgjigje të akteve të padrejta dhe të paligjshme nga ana e Uashingtonit”, nënvizoi ai, ndërkohë që SHBA-ja e cilësoi reagimin rus të pajustifikueshëm./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.