Riintegrim në shoqëri për gratë e privuara nga liria

TIRANE, 30 Mars/ATSH/- Njohja e problematikave me të cilat përballen gratë gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit, ishte në fokus të një takimi që anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës zhvilluan sot në burgun 325 në kryeqytet.

Në këtë takim ishin të pranishme anëtaret e këshillit bashkiak Dorina Kuka, Joleza Koka, Genta Mezini si dhe drejtuesja e këtij burgu, Elona Demollari.

Përveç njohjes së problematikave, në këtë takim u diskutua edhe për çështje të tjera sikurse stigmatizimi që shoqëria ju bën atyre gjatë dhe pas dënimit dhe gjetja e mundësive se si mund të riintegrohen në shoqëri.

Ky ishte takimi i parë i një sërë nismash që do të ndërmerren në muajt në vijim nga anëtaret e këshillit Bashkiak të Tiranës. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.