Patronazhimi, kryhen dy ndërhyrje të komplikuara në Spitalin e Dibrës

TIRANË, 30 mars/ATSH/ – Dy ndërhyrje të komplikuara dhe 12 ekografi u realizuan në spitalin Rajonal të Dibrës, nga ekipi i mjekëve gjinekologë të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

Përmes një sistemi rotacioni, mjekët e specialiteteve të ndryshme të spitaleve universitare të Tiranës po japin shërbim të specializuar aty ku janë nevojat në spitalet rajonale.

Aktualisht, në spitalin e Dibrës po shërbejnë edhe tre mjekë me bonus, të cilët janë në shërbim 24 orë, për specialitete ku kishte mungesa të theksuara më parë si anestezi-reanimacion dhe gjinekologji. Sakaq, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se së shpejti
mjekë të tjerë specialistë do t’i bashkohen ekipit të mjekëve të spitalit të Dibrës për të garantuar shërbim me cilësi, afër vendbanimit të qytetarëve. z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.