MOSKË – Rusia thërret ambasadorin gjerman për mosmarrëveshjet në çështjen Skripal

166

MOSKË, 30 mars / ATSH-DPA/ – Ministria e Jashtme ruse ka thërritur sot në takim ambasadorin gjerman,  Ruediger von Fritsch ndërsa Rusia po përballet me Perëndimin mbi një mosmarrëveshje në lidhje me helmimin e një ish-agjenti rus në Britani të Madhe.

“Interesi i Gjermanisë për të patur një marrëdhënie të mirë me Rusinë vazhdon të mbetet. Ne mbetemi të hapur për dialog”, deklaroi Von Fritsch për gazetarët  pas takimit.

“Lidhur me incidentin në Salisbury, i takon qeverisë ruse për të bërë gjithçka që mundet për të siguruar qartësi dhe transparencë dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve ligjore”, deklaroi  ambasadori.

Një ditë më parë, Ministria e Jashtme thirri ambasadorin e SHBA-së, Jon Huntsman, për ta informuar se Rusia po dëbonte 60 diplomatë amerikanë dhe do të mbyllte konsullatën amerikane në Shën Petersburg, deri në një shkallë të caktuar.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.