Kafshët prej çokollate në një ekspozitë në Belgjikë

TIRANE,30 Mars /ATSH/ – Festivali ‘Chocopalace’, në qytetin e vogël të Durbuy, në jug-lindje të Brukselit për adhuruesit e çokollatës, sjell parajsën me skulptura gjigante elefantësh dhe flamengosh, të përbëra nga çokollata.

Me lartësi deri në tre metra, ato janë pjesa kryesore e një ekspozite në Belgjikë, me rreth 50 krijime prej çokollate, nga 40 artistë ndërkombëtarë.

Festivali ‘Chocopalace’, përfshin gjithashtu një lumë prej çokollate. Deri më tani, ekspozita është vizituar nga mbi 30 mijë vetë, e pritet të joshë shumë të tjerë gjatë festës së Pashkëve.

Durbuy, me një popullsi prej 10 mijë banorësh, e cilëson veten si qytetin më të vogël në botë, duke tërhequr turistë nga Brukseli i afërt dhe Luksemburgu.

Një prej organizatorëve të eventit, thotë se ideja e tyre kishte qenë të sillnin festivalin më të madh të skulpturave prej çokollate, në qytetin më të vogël në botë.

/a.a/ /a.g/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.