Celine Dion, 50 vitet e yllit të popit botëror

TIRANË, 30 Mars/ATSH/.- Celine Dion mbush 50 vjeç. E lindur në Quebec më 30 mars 1968, që në moshën 12 vjeçare shkroi këngën e parë që nëna e saj Tereza e inçizoi në një kasetë dhe pastaj ia çoi menaxherit të muzikës René Angelil, i cili do të bëhej burri i saj në vitin 1994.

Angelil prodhoi albumin “La Voie du bon dieu”, suksesi i parë i një karriere që do ta bëjë atë një nga këngëtaret më të dashura të popit në botë. Aq sa në vitin 2004 merr yllin e saj personal në “Walk of Fame” në Hollywood.

Dion ka fituar gjatë viteve shumë çmime për talentin e saj: në mesin e këtyre dymbëdhjetë “World Music Award”, pesë “Grammy Award”, shtatë “Billboard Music Awards”, shtatë “American Music Award”, njëzet “Juno Award”, dyzet “Çmimi Félix”. Në vitin 2003 u vlerësua për shitjen e më shumë se 50 milionë albumeve në Europë dhe vetëm në 2016, për shitjen rekord prej mbi 200 milionë kopjesh në mbarë botën.

Dy etapa thelbësore në karrierën e saj artistike: “Beauty and the best”, kolonë zanore e filmit “Beauty and the best”, të prodhuar nga Disney në vitin 1991 dhe “My heart Will Go On” nga viti 1997, kënga e famshme e lidhur me filmin “Titanic”.

Në vitin 2001 lind fëmijën e parë, René-Charles dhe më 23 tetor 2010 lindi binjakët Nelson dhe Eddy. Më 14 janar 2016 vajtoi dy herë, i vdes burri nga komplikimet e kancerit, kundër të cilit ai luftoi në vitin 1998 dhe dy ditë më vonë humbi edhe vëllain e saj Daniel.

Kohët e fundit duhej të anulonte një sërë koncertesh në Las Vegas pasi duhet t’i nënshtrohet një operacioni./Tgcom24/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.