AUSTRI – Nimetz: Çështja e emrit të Maqedonisë drejt zgjidhjes

VJENË, 30 mars /ATSH-ANA-MPA/ – Përfaqësuesi special i OKB-së për çështjen e emrit të Maqedonisë, Matthew Nimetz shprehu optimizmin e tij pas bisedimeve mes Greqisë dhe Maqedonisë të zhvilluara sot në Vjenë dhe deklaroi se është arritur progres në të gjitha drejtimet.

“Takimet ishin produktive dhe kjo më bën të jem optimist për të ardhmen”, tha Nimetz në një deklaratë pas një serie takimesh mes ministrave të Punëve të Jashtme dhe atyre të komiteteve të ekspertëve.

“Mund të them se, pa hyrë në detaje, u trajtuan çështje të vështira, që vazhdojnë të qëndrojnë. Çështje të vështira u zgjidhën dhe në mendimin tim, duke qenë se kam punuar mbi këtë për një kohë të gjatë, kam një ndjenjë shumë pozitive se të dy ministrat janë të fokusuar për stabilitetin në rajon, mbi rëndësinë e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe kam shpresë se ne mund të vazhdojmë të punojmë në një mënyrë pozitive”, theksoi i dërguari i special i OKB-së që punon prej një kohe të gjatë me këtë çështje./G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.