Prodhonin produkte ushqimore në kundërshtim me ligjin, arrestohen 3 persona

183

 TIRANE, 29 Mars /ATSH/ – Policia e Shkodrës në bashkëpunim me strukturat qendrore të AKU-së, zbuluan dhe dokumentuan një aktivitet të kundraligjshëm për prodhimin e produkteve ushqimore dhe në përfundim të kontrollit u bë arrestimi në flagrancë i 3 shtetasve dhe 1 u shpall në kërkim.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 28.03.2018 janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur lagjja “Skënderbeg”, zona industriale ish-Fermentimi, në punishten e një firme ku prodhoheshin produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin.

Në kuadër të këtij operacioni u bë sekuestrimi i të gjitha produkteve në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale të “Prodhim i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 288/a dhe 180 të Kodit Penal. /e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.