“Pastrojmë Shqipërinë që duam”, sensibilizim edhe në Elbasan

TIRANË, 29 Mars / ATSH / – Në kuadër të aksionit “Pastrojmë Shqipërinë që duam” Administrata e Zonave të Mbrojtura (AdZM) Elbasan, në bashkëpunim me shkollën e bashkuar “Rrahman Çota” Hotolisht, në hyrjen perëndimore të Parkut Kombëtar “Shebenik -Jabllanicë”, pastruan një pikë të ndotur nga mbetjet urbane të zonës në afërsi të kësaj shkolle.

Aktiviteti pati si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit dhe bizneseve për hedhjen e mbetjeve në vend depozitime të posaçme.

Muaji prill do të jetë një muaj angazhimi në pastrimin e territorit nga mbetjet në ambientet publike mjedisore, ku do të kulmojë me javën kushtuar pastrimit të gjithë territorit duke filluar nga 16 prilli deri më 22 prill. Strukturat në mbrojtje të mjedisit po bashkëpunojnë me bashkitë e vendit, strukturat arsimore, shoqatat mjedisore si dhe me shoqërinë civile që kjo javë të kthehet në një aksion kombëtar. /n.lena/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.