Nis projekti “SANCAS” për monitorimin ajror kundër kultivimit të kanabisit

Antikanabisi / Nis projekti “SANCAS” për monitorimin ajror të vendit kundër kultivimitDrejtori i Përgjithshëm i Policisë pret delegacionin e lartë të Policisë italianeDrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga drejtues të lartë të Policisë, priti një delegacion të policisë italiane, të përbërë nga Policia kriminale e Guardia di Finanza, projekti “SANCAS” dhe Qendrës së Ekselencës "BENECON", në kuadër të mbështetjes për Policinë shqiptare, për monitorimin ajror të territorit, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.Drejtori i Përgjithshëm Veliu, shprehu konsideratën dhe falënderimet e tij për projektin “Mbështetje për Strategjinë Antikanabis – Mbikëqyrja Ajrore” si dhe ka theksoi se Policia e Shtetit është e angazhuar që rezultatet e arritura gjatë vitit 2017 kundër fenomenit të kultivimit Kanabisit jo vetëm të ruhen, por që këtë vit ky fenomen të mos ekzistojë më. Ai nënvizoi se puna për parandalimin e këtij fenomeni ka më shumë se dy muaj që ka filluar. Më tej ai bëri prezent tre komponentët, ku do mbështetet projekti, për të operuar më tej në terren: “Në eksperiencën e fituar në kontrollin e territorit dhe luftës ndaj kultivuesve dhe trafikuesve të kanabisit, gjatë vitit 2017; Në një analizë të plotë për të gjithë periudhën paraardhëse, mënyrat e kultivimit, rrugët e trafikimit të kanabisit dhe duke bashkëpunuar do të arrijmë në hartimin e një strategjie efikase policore por jo vetëm, si dhe në rritjen e orëve të fluturimeve për këtë vit, ku është llogaritur të jenë 30% më shumë se në vitin 2017”Duke shpjeguar masat e marra, Veliu tha: “Strategjia antikanabis funksionon vetëm atëherë kur krijohet një frymë bashkëpunimi dhe marrje përgjegjësish nga të gjithë aktorët dhe institucionet përgjegjëse. Policia e Shtetit, në këtë vit që ne po flasim, hartoi një plan të detajuar për kontrollin e territorit, "Mbi masat që duhen marrë, për evidentimin dhe goditjen e fenomenit të sigurimit të farave, kultivimit të fidanëve dhe bimëve narkotike Cannabis Sativa, në sera diellore, tunele të braktisura, ish-rezerva shtetërore dhe çdo ambient tjetër të mundshëm, për përdorim nga grupet kriminale".Ky projekt i jep një rëndësi të veçantë planifikimit të kapaciteteve njerëzore, teknologjisë dhe logjistikës policore në kontrollin e territorit.Duke folur rreth bashkëpunimit me partnerët, Veliu u shpreh se: "Është e rëndësishme dhe ne tashmë e kemi vendosur standardin e bashkëpunimit nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave dhe informacionit me policinë italiane, ndaj mbështetja që na jep ky projekt, jam i sigurt se do të na çojë në rezultate mbresëlënëse. Komponent shumë me vlerë për ne, është mbështetja që po jep ky projekt në fushën e teknologjisë, duke orientuar dhe mbështetur Policinë e Shtetit në zgjerimin e databazës së saj.Ngritja e laboratorit kërkimor është një bazë e fuqishme për ne, por ajo që është me interes në këtë projekt, është inkurajimi i qytetarëve për të raportuar përmes teknologjisë, për veprat penale që kanë të bëjnë me drogën dhe sidomos përmirësimi i aplikacionit të Komisariatit Dixhital.Policia shqiptare ka tashmë hartën dixhitale të sipërfaqeve të tokave, pyjeve dhe kullotave, ku janë kultivuar bimë narkotike. Forcimi i njësive të specializuara për luftën kundër drogës nëpërmjet trajnimit, vlerësimit të informacionit dhe pajisjes me mjetet e nevojshme, është finalizimi i gjithë punës së këtij projekti.Pjesa më e rëndësishme e këtij projekti është ngritja e ekipeve të përbashkëta hetimore për hetimin e trafikantëve, me Policinë italiane dhe ato europiane, për të bërë të mundur finalizimin e çështjeve duke identifikuar asetet kriminale dhe sekuestrimin e tyre. Për këtë komponent janë në dispozicion për mbështetje operative, për hetime të përbashkëta, Departamenti i Policisë Kriminale dhe tashmë Task-Forca e krijuar së fundmi. Shpreh bindjen time të plotë për finalizimin me sukses të këtij projekti i cili është një mbështetje në kohën e duhur për Policinë shqiptare.Një falënderim i veçantë për Delegacionin Evropian dhe Qeverinë italiane, nëpërmjet përfaqësuesve të saj në Ambasadën italiane, për mbështetjen në luftën kundër kultivimit të kanabisit".Drejtori i Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane, Gjeneral Brigate CC Paolo D’Ambolo, duke folur për bashkëpunimin e përbashkët, theksoi se:"Edhe ne jemi të bindur për rezultatet pozitive të këtij projekti, sepse para së gjithash ne njohim kolegët, miqtë tanë shqiptarë të cilët janë të aftë dhe kanë dhënë rezultate përsa i përket luftës ndaj kanabisit.Përsa i përket rezultateve, siç e thamë ato ishin rezultate të shkëlqyera përsa i përket vitit 2017, në fushatën e vjetshme mori pjesë Guardia di Finanza me avionët e saj dhe e mbështetur nga teknologjia e Qendrës së Ekselencës "Benecon" .Ky projekt është i ndryshëm përsa i përket financimit të fushatave të kryera më përpara, për vetë faktin se financohet një pjesë nga Bashkimi Evropian.BE-ja i ka dhënë përgjegjësinë e drejtimit të këtij projekti palës italiane, Departamentit për Sigurinë Publike dhe Shërbimit Ndërkombëtar të Policisë italiane".Më tej, në lidhje me projektin ai u shtoi se dhe është gjithashtu i rëndësishëm zgjerimi i Komisariatit Dixhital, që qytetarët të kenë mundësi për të raportuar në lidhje me veprat penale të lidhura me luftën kundër kanabisit.“Ky është një hap i madh përsa i përket rritjes së teknologjisë në dispozicion të Policisë së Shtetit. Jam në dijeni që keni dhënë porositë dhe ka dalë urdhri lidhur me kornizën e sigurisë dhe ndjekjen e veprimtarive të fillimit të zbatimit të projektit dhe protokollit.Më lejoni t'ju them që rezultatet do të jenë pozitive dhe ne do t'i ndjekim me kënaqësi ato”, tha z. D’Ambolo në fjalën e tij.Komandanti i Repartit të Tretë të Guardia di Finanza, Gjeneral Brigade Giuseppe Arbore, ka falënderuar Drejtor Veliun për këtë takim dhe i ka përcjellë atij përshëndetjet e Komandantit të Përgjithshëm të Guardia di Finanza-s, Gjeneral Giorgio Toschi.Z. Arbore u shpreh se Gjeneral Toschi, do të vijë në muajt e ardhshëm për një vizitë në Shqipëri. “Kjo për të treguar sesa ne jemi të bindur dhe i japim rëndësi bashkëpunimit me miqtë dhe kolegët shqiptarë.Jemi të bindur ashtu sikurse tha edhe Gjenerali D'Ambola, se informacionet tuaja janë të rëndësishme përsa i përket fluturimeve. Jemi të sigurt që në fund të këtij projekti do të celebrojmë rezultate pozitive”, tha Arbore.

Posted by Policia e Shtetit on 29.03.2018

TIRANË, 29 Mars /ATSH/ – Nis projekti “SANCAS” ndërmjet policisë shqiptare dhe policisë italiane, në kuadër të mbështetjes për policinë shqiptare, për monitorimin ajror të territorit, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga drejtues të lartë të Policisë, priti sot një delegacion të policisë italiane, të përbërë nga Policia Kriminale e Guardia di Finanza.

Veliu shprehu konsideratën dhe falënderimet e tij për projektin “Mbështetje për Strategjinë Antikanabis – Mbikëqyrja Ajrore”, si dhe theksoi se Policia e Shtetit është e angazhuar që rezultatet e arritura gjatë vitit 2017 kundër fenomenit të kultivimit të kanabisit jo vetëm të ruhen, por që këtë vit ky fenomen të mos ekzistojë më. Ai nënvizoi se puna për parandalimin e këtij fenomeni ka më shumë se dy muaj që ka filluar.

Më tej, ai bëri prezent tre komponentët ku do mbështetet projekti, për të operuar më tej në terren, duke theksuar:

“Në eksperiencën e fituar në kontrollin e territorit dhe luftës ndaj kultivuesve dhe trafikuesve të kanabisit, gjatë vitit 2017; në një analizë të plotë për të gjithë periudhën paraardhëse, mënyrat e kultivimit, rrugët e trafikimit të kanabisit dhe duke bashkëpunuar, do të arrijmë në hartimin e një strategjie efikase policore por jo vetëm, si dhe në rritjen e orëve të fluturimeve për këtë vit, ku është llogaritur të jenë 30% më shumë se në vitin 2017”.

Duke shpjeguar masat e marra, Veliu tha se “strategjia antikanabis funksionon vetëm atëherë kur krijohet një frymë bashkëpunimi dhe marrje përgjegjësish nga të gjithë aktorët dhe institucionet përgjegjëse. Policia e Shtetit, në këtë vit që ne po flasim, hartoi një plan të detajuar për kontrollin e territorit, “mbi masat që duhen marrë, për evidentimin dhe goditjen e fenomenit të sigurimit të farave, kultivimit të fidanëve dhe bimëve narkotike Cannabis Sativa në sera diellore, tunele të braktisura, ish-rezerva shtetërore dhe çdo ambient tjetër të mundshëm, për përdorim nga grupet kriminale”.

Ky projekt i jep një rëndësi të veçantë planifikimit të kapaciteteve njerëzore, teknologjisë dhe logjistikës policore në kontrollin e territorit.

Duke folur rreth bashkëpunimit me partnerët, Veliu u shpreh se “është e rëndësishme dhe ne tashmë e kemi vendosur standardin e bashkëpunimit nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave dhe informacionit me policinë italiane, ndaj mbështetja që na jep ky projekt, jam i sigurt se do të na çojë në rezultate mbresëlënëse. Komponent shumë me vlerë për ne, është mbështetja që po jep ky projekt në fushën e teknologjisë, duke orientuar dhe mbështetur Policinë e Shtetit në zgjerimin e databazës së saj”.

Ai tha se ngritja e laboratorit kërkimor është një bazë e fuqishme për ne, por ajo që është me interes në këtë projekt, është inkurajimi i qytetarëve për të raportuar përmes teknologjisë, për veprat penale që kanë të bëjnë me drogën dhe sidomos përmirësimi i aplikacionit të Komisariatit Dixhital.

Veliu tha se policia shqiptare ka tashmë hartën dixhitale të sipërfaqeve të tokave, pyjeve dhe kullotave, ku janë kultivuar bimë narkotike.

Drejtori i Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane, Gjeneral Brigade CC Paolo D’Ambolo, duke folur për bashkëpunimin e përbashkët, theksoi se edhe ne jemi të bindur për rezultatet pozitive të këtij projekti, sepse para së gjithash ne njohim kolegët, miqtë tanë shqiptarë, të cilët janë të aftë dhe kanë dhënë rezultate përsa i përket luftës ndaj kanabisit”.

Përsa i përket rezultateve, theksoi ai më tej, ato ishin rezultate të shkëlqyera përsa i përket vitit 2017, në fushatën e vjetshme mori pjesë Guardia di Finanza me avionët e saj dhe e mbështetur nga teknologjia e Qendrës së Ekselencës “Benecon”.

Ai theksoi se ky projekt është i ndryshëm përsa i përket financimit të fushatave të kryera më përpara, për vetë faktin se financohet një pjesë nga Bashkimi Europian.

Sipas tij, BE-ja i ka dhënë përgjegjësinë e drejtimit të këtij projekti palës italiane, Departamentit për Sigurinë Publike dhe Shërbimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane”.

Në lidhje me projektin, ai shtoi se dhe është gjithashtu i rëndësishëm zgjerimi i Komisariatit Dixhital, që qytetarët të kenë mundësi për të raportuar në lidhje me veprat penale të lidhura me luftën kundër kanabisit.

“Ky është një hap i madh përsa i përket rritjes së teknologjisë në dispozicion të Policisë së Shtetit. Jam në dijeni që keni dhënë porositë dhe ka dalë urdhri lidhur me kornizën e sigurisë dhe ndjekjen e veprimtarive të fillimit të zbatimit të projektit dhe protokollit. Më lejoni t’ju them që rezultatet do të jenë pozitive dhe ne do t’i ndjekim me kënaqësi ato”, tha D’Ambolo në fjalën e tij.

Komandanti i Repartit të Tretë të Guardia di Finanza, Gjeneral Brigade Giuseppe Arbore, ka falënderuar drejtor Veliun për këtë takim dhe i ka përcjellë atij përshëndetjet e Komandantit të Përgjithshëm të Guardia di Finanza-s, Gjeneral Giorgio Toschi. /e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.