Hënë blu për romantikët të shtunën e Pashkëve

TIRANË, 29 Mars/ATSH/.- Romantikët dhe vëzhguesit e qiellit janë paralajmëruar për të vëzhguar hënën blu. Më 31 mars, në fakt, do të jemi dëshmitarë të hënës së dytë të plotë të vitit 2018. Kjo ngjarje nuk ka ndodhur që nga viti 1999 dhe edhe nëse nuk do të jetë aq spektakolare sa Blood Moon (Hëna e Gjakut) e janarit, ajo do të jetë ende sugjestive dhe do të përsëritet vetëm në vitin 2020.

Emrat e hënës- Nëse në harkun e dy muajve ndodhin dy hëna të plota brenda një muaji kalendarik, ngjarja e dytë quhet Blue Moon (Hëna Blu). Emri, në fakt, është çorientues sepse nuk ka të bëjë fare me ngjyrën e hënës. Përkufizimi është dhënë gabimisht nga astronomi James Hugh Pruett në një artikull të botuar në vitin 1946 në revistën “Sky & Telescope”.  Fiset e amerikanëve vendas, megjithatë, e quanin “Warm Moon”(Hëna e ngrohtë), sepse me ardhjen e pranverës, toka bëhej më e butë.

Çfarë përfaqëson- Hëna e plotë e marsit simbolizon fillimin e pranverës dhe sipas besimit popullor, kur fillon të bjerë, jep energji pozitive, duke larguar prezencat negative. Për më tepër, toka përjeton një rilindje dhe zgjohet nga letargjia dimërore. Është një moment rilindjeje dhe energjie./Tgcom24/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.