BM – Londra: Ish-spiuni rus Skripal u helmua në banesën e tij

LONDËR, 29 mars /ATSH-AFP/ – Ish-agjenti i dyfishtë rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij, të helmuar më 4 mars, patën kontaktin e parë me lëndën toksike në banesën e tyre në Britani të Madhe, njoftoi sot polirica britanike.

“Ekspertët përcaktuan se përqëndrimi më i lartë i agjentit neurotoksik ndodhej në portën hyrëse të kësaj banese”, njoftoi policia në një komunikatë.

“Gjurmë të agjentit nervor u gjetën gjithashtu edhe në vende të tjera që kishin kërkuar hetuesit javët e fundit, por në përqëndrime më të ulëta se sa ato të gjetura në banesën e tij”, theksoi Dean Haydon i policisë londineze.

Londra akuzoi Rusinë se është përgjegjëse e helmimit të Sergei Skripal dhe të vajzës së tij, ndërsa Moska i ka mohuar këto akuza./G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.