AXHENDA NDËRKOMBËTARE 29/3/2018

287

PANMUNXHOM – Takim i nivelit të lartë mes dy koreve në fshatin kufitar të Panmunxhomit në kuadër të një samiti që parashikohet në prill mes dy krerëve Moon Jae In dhe Kim Jong Un.

SEUL – Vizitë zyrtare në Korenë e Jugut e ministres kanadeze të Punëve të Jashtme, Chrystia Freeland.

LONDËR – Kryeministrja britanike, Theresa May, ka filluar një udhëtim në të gjithë Britaninë e Madhe për të biseduar me qytetarët e saj për Brexit, një vit pas daljes së vendit të saj nga BE-ja.

KLIVLEND – Donald Trump shkon në shtetin e Ohajos ku do të mbajë një fjalim që i dedikohet infrastrukturave./G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.