SPORT – Hysaj te Arsenali?

1197

TIRANË, 28 mars /ATSH/ – Napoli shpreson të lidhë një kontratë të re për Elseid Hysaj, njoftoi sot gazeta britanike ”Mirror”.

Hysaj ka një kontratë me Napolin deri në vitin 2021, por mbrojtësi shqiptar ka tërhequr vëmendjen e Arsenalit dhe Manchester United.

”Calcio Mercato” njofton se Hysaj është në bisedime edhe për një marrëveshje të re në Serie A.

Hysaj ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh, por besohet se ajo do të shkojë deri në 80 milionë euro.

Mario Giuffredi, agjenti i Hysajt, besohet të ketë zhvilluar bisedime për një pagë shumë herë më të lartë për mbrojtësin shqiptar./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.