SPORT – Fitorja kundër Argjentinës një kryevepër spanjolle

MADRID, 28 mars /ATSH-AFP/ – Fitorja në ndeshjen miqësore mes Spanjës dhe Argjentinës, që përfundoi me rezultatin 6-1, në mugesë të Mesit, çka rrit shpresat për Botërorin 2018 u prit me shumë admirim nga shtypi spanjoll.

Asgjë më pak se fjala “kryevepër” zë faqen kryesore të të përditshmes sportive madrilene “Marca”, në një foto ku kapiteni Sergio Ramos ulet për të puthur këmbën e djathtë të Iscos, autori i tregolshit të parë me ekipin kombëtar.

“Spanja më e mirë e këtyre kohëve të fundit shënon një dështim historik për Argjentinën”, komenton e përditshmja, që shpreh gëzim për gjendjen e lojtarëve spanjollë.

“Ekipi i drejtuar nga Julen Lopetegui tregoi dëshirën që e bëri kampion bote tetë vjet më parë dhe që e humbi para katër vitesh në Brazil”, theksoi e përditshmja pas ndeshjes së 18-të radhazi pa humbje.

Konkurenti i Marca-s, AS, përshëndeti në faqen e parë këtë fitore historike.

Në sajë të kësaj loje, të paktën tre muaj nga fillimi i Kupës së Botës, gazeta projekton me entuziazëm rrugën drejt Rusisë: “Çfarë Botërori filloi më në fund”, thekson ajo./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.