Projekti për Teatrin Kombëtar, debate në komisionin e Medias

Projekti për Teatrin Kombëtar, debate në komisionin e Medias

Projekti për Teatrin Kombëtar, debate në komisionin e Mediashttps://ata.gov.al/2018/03/28/projekti-per-teatrin-kombetar-debate-ne-komisionin-e-medias/Ministria Kumbaro ka sqaruar se godina e Teatrit Kombëtar ka shfaqur shumë here probleme dhe shembje në pjesë të ndryshme. "Çdo vendimmarrje për teatrin do të behet publike dhe transparente pasi jemi akoma në fazën e shqyrtimit dhe për prishjen e teatrit do jepet vendimi nga instancat ligjore", tha Kumbaro.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 28.03.2018

TIRANE,28 Mars /ATSH/ – Projekti për Teatrin Kombëtar është në fazën e shqyrtimin nga bashkia e Tiranës dhe nga Ministria e Kulturës”, deklaroi sot ministrja Mirela Kumbaro.

Seanca dëgjimore e zhvilluar sot në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik për projektin e Teatrit Kombëtar, nisi me debate dhe pyetje të shumta nga deputetët.

Pas një sërë pyetjesh nëse do të shembet apo jo Teatri Kombëtar, Albana Vokshi kryetarja e komisionit, e nisi mbledhjen duke këmbëngulur në marrjen e një përgjigjeje të drejtëpërdrejtë nëse do të shembet Teatri.

Ministrja Kumbaro ka sqaruar se godina e Teatrit Kombëtar ka shfaqur shumë herë probleme dhe shembje të pjesëve të ndryshme dhe koncepti i ri per teatrin është bërë publik dhe Kryeministri ka shprehur vullnetin politik për një Teatër të ri të së ardhmes.

Ajo shtoi më tej se çdo vendimmarrje për teatrin do të behet publike dhe transparente pasi jemi akoma në fazën e shqyrtimit dhe për prishjen e Teatrit do jepet vendimi nga instancat ligjore.

Deputeti i PD, Luçiano Boçi tha se Ministria e Kulturës është institucioni që ndjek procedurat. “Duhet patjetër iniciativa juaj për të ndërhyrë. Unë kërkoj dorëheqjen tuaj. Një qeverisje duhet të realizojë objektivat e saj duke respektuar ligjin”, tha ai.

Deputetit i PD-së Luciano Boçi i kërkoi ministres nëse ka një projekt apo jo për Teatrin. Ajo u shpreh se ”nuk kemi një projekt, në momentin që do të kemi një propozim ose koncept, do t’a bëjmë publik. Ne jemi në partneritet me bashkinë e Tiranës e cila është e gatshme të bashkëpunojë me qeverinë për të ndërtuar një teatër të ri kombëtar. Në momentin që ka ardhur propozimi për konceptin e Teatrit Kombëtar është marrë menjëherë vendimi nga Kryeministri, Ministria e Kulturës dhe kryetari i Bashkisë që ta ndajmë me publikun dhe ftesa ka qenë prezantim i një koncepti për një Teatër të Ri Kombëtar”, tha Kumbaro.

Qëndrimit të deputetit të PD, iu kundërpërgjigj deputeti socialist Bujar Çela, i cili tha se “ne e duam teatrin, duam gjithçka të mirë, teatri nuk është monument kulture, por opozita nuk është në gjendje të përfaqësojë popullin. Po debatojmë kot”.

“Sot na rrëmben pasioni i madh për gjëra që janë drejt shkatërrimit, për të ndërtuar gjëra të reja, që dhe ky brezi që është sot të lërë gjurmët e veta”, tha deputeti i PS, Fadil Nasufi.

Pas debateve të shumta dhe fyerjeve nga ana e opozitës, ministrja Kumbaro u largua nga komisioni ku kryetarja e komisionit Albana Vokshi nuk respektoi rregullat e etikës.

/a.a/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.