BRUKSEL – Timmermans: Bashkësia myslimane rol të rëndësishëm në të ardhmen e Europës

BRUKSEL, 28 mars /ATSH-AA/ – Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans deklaroi se bashkësia myslimane, së bashku me të gjitha bashkësitë e tjera, do të luajë rol të rëndësishëm në të ardhmen e Europës.

Në prag të takimit me përfaqësuesit e religjioneve të ndryshme që zhvillohet sot në Bruksel, Timmermans theksoi se në këtë takim do të flitet për marrëdhëniet e Bashkimit Europian me bashkësitë religjioze në Europë duke përfshirë edhe bashkësinë myslimane.

Ai shtoi se Komisioni Europian gjithmonë do të mbështesë myslimanët në mënyrë që të praktikojnë fenë e tyre dhe të jetojnë sipas zakoneve të tyre.

“Bashkësia myslimane, me gjithë diversitetin e saj, do të luajë rol të rëndësishëm në të ardhmen e Europës”, tha Timmermans.

Në takim do të marrin pjesë përfaqësues fetarë nga Belgjika, Bullgaria, Gjermania, Franca, Italia dhe Holanda./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.