“Zoti i masakrës” në skenën e teatrit ‘Aleksandër Moisiu’

TIRANE,27 Mars /ATSH/ – Komedia “Zoti i masakrës”  e cilësuar si një prej komedive më të mira të 10 viteve të fundit, pas suksesit në teatrin Eksperimental në Tiranë do të ngjitet në skenën e teatrit Aleksandër Moisiu për publikun artdashës durrsak.

Fitues i tre çmimeve “Tony” me autore Yasmina Reza, kjo komedi vjen nën regjinë e Kiço Londos dhe me interpretimin e aktorëve Erand Sojli, Alert, Celoaliaj, Ermira Gjata e Ermira Hysaj.

Kjo është një vepër shumë njerëzore, ku ngjarjet zhvillohen brenda një kohe shumë të shkurtër.

Në qendër të kësaj vepre qëndron konflikti: Shfaqja hapet me dy çifte, të  cilët takohen vazhdimisht për të rregulluar pasojet e një episodi të dhunshëm që plasi ndërmjet dy fëmijëve të tyre.

Prindërit e djalit dhunues vizitojnë prindërit e viktimës për të kërkuar falje e për të ndrequr gabimin, të paktën nga ana ekonomike. Gjatë vizitës, gjërat fillojnë me diplomaci, por gradualisht, mes tyre rritet një tension. Me ndihmën e alkoolit, ky tension rritet duke kapërcyer egërsisht mbi binarët e Eduart Albi.

Një prej temave më të preferuara të autores Reza është pikërisht hipokrizia borgjeze, të cilën ajo e ka shpalosur hapur në “Zoti i Masakrës”, 29-30 Mars ora 20:00 në Teatrin Aleksandër Moisiu ,Durrës./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.