SPORT – Neuer rifillon stërvitjen pas frakturës

420

MYNIH, 27 mars /ATSH-DPA/ – Portieri i kombëtares gjermane të futbollit, Manuel Neuer është rikthyer në fushën e stërvitjes, gjashtë muaj pas një frakture në këmbë.

Klubi i Bayern Munich, për të cilin luan Neuer , njoftoi se ai kishte marrë pjesë në dy seanca nga 10 minuta me një trajner fitnesi dhe rehabilitimi, ndërsa ai po hidhte një hap tjetër të rëndësishëm drejt rrugës së shumëpritur të rikthimit të tij në fushë.

Neuer, i cili në po të njejtën ditë mbushi 32 vjeç, postoi një video të shkurtër në Facebook me titullin: “E mrekullueshme, në fushë për herë të parë pas kaq kohësh”.

Kapiteni i Gjermanisë dhe i Bayern Munich,  Neuer pësoi një frakturë në këmbën e tij në muajin shtator, por shpreson të kthehet në fushë përpara përfundimit të sezonit të klubit duke u bërë pjesë kampionatit të Kupës së Botës në Rusi, që fillon më 14 qershor.//a.i/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.