SHBA – Trump-Merkel përshëndesin vendimin e NATO-s për largimin e misionit rus

UASHINGTON, 27 mars /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë përshëndetur njoftimin e NATO-s për të larguar përfaqësinë ruse në aleancën ushtarake.

“Trump dhe Merkel biseduan në telefon për këtë vendim”, njoftoi Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Ata përshëndetën edhe largimet e diplomatëve rusë që u njoftuan dje nga vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe vendet e tjera perëndimore në solidaritet me Britaninë e Madhe.

Që prej të hënës, 24 vende, mes të cilave SHBA-ja dhe 17 anëtarë të BE-së, vendosën të largojnë gjithsej 117 diplomatë rusë në kuadër të reprezaljeve të koordinuara nga ana e perëndimorëve kundër Moskës pas helmimit të një ish-agjenti të dyfishtë rus në Britani të Madhe./G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.