SERBI – Mogherini takohet me presidentin Vuçiç

BEOGRAD, 27 mars /ATSH-ANSA/ –  Shefja e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini do të zhvillojë sot pasdite një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, në Beograd, pas arrestimit të kreut të Zyrës së Qeverisë serbe për Kosovën, Marko Gjuriç në Mitrovicë, sipas agjencisë serbe të lajmeve, TANJUG.

Marko Gjuriç, i cili mori pjesë në një takim të përfaqësuesve politikë serbë në Kosovë me presidentin Vuçiç në Beograd, ka vënë në dyshim vazhdimin e dialogut me Prishtinën, një dialog i lehtësuar nga BE-ja dhe personalisht nga Federica Mogherini.

Në kuadër të tensioneve pas arrestimit të Gjuriçit në Mitrovicë dhe ndërhyrjes së forcave të policisë kosovare, shefja e BE-së, Mogherini zhvilloi dje në mbrëmje një bisedë telefonike me presidentin serb dhe presidentin kosovar, Hashim Thaçi.

Gjithashtu, dy presidentët kanë zhvilluar të premten në Bruksel, një takim me Federica Mogherinin në kuadër të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës./ /a.i/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.