Rritet eksporti i mallrave në rrugë tokësore

197

TIRANE, 27 Mars/ATSH/- Volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte, në shkurt të këtij viti ishte 345 mijë tonë, duke u rritur 25.6%, krahasuar me shkurtin e 2017-ës.

Sipas INSTAT, në dymujorin e parë 2018, volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte është 646 mijë tonë, duke u rritur me 31.2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 661 mijë ton/kilometër, duke u ulur me 48.7%, krahasuar me shkurtin e 2017-ës.

Për dymujorin e parë e 2018, ky volum është 1.422 mijë ton/kilometër, duke u ulur me 27.4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Në muajin shkurt 2018, volumi i mallrave të transportuara nga ajri është 167 tonë. Në dymujorin e parë të 2018, nga ajri janë transportuar 349 tonë mallra, duke u rritur me 7.7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2017-ës.

Numri i fluturimeve të kryera në shkurt 2018, është 1.554, duke shënuar një ulje me 0.9%, ndaj shkurtit 2017.

Në dymujorin e parë të 2018-ës, janë kryer 3.606 fluturime, duke u rritur me 6.9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Shkurt 2018, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 70 mld lekë dhe 57.4 % e tyre u transportua nëpërmjet detit.

Në shkurt 2018, mallrat e eksportuara nëpërmjet detit zënë 64.9%, me rrugë tokësore 30.0% dhe nga ajri 0,9 %. Mallrat e eksportuara me rrugë tokësore në shkurt 2018, janë rritur me 10.4 % dhe nëpërmjet detit janë rritur 17.3%, krahasuar me shkurtin 2017.

Ndërsa importet e mallrave nëpërmjet detit në shkurt 2018, zënë 53.6%, me rrugë tokësore 41.8% dhe nga ajri 2.6%. Mallrat e importuara nëpërmjet detit në shkurt 2018, janë rritur me 12.4%, krahasuar me shkurtin 2017. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.