PARIS, 27 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron bisedoi sot me presidentin amerikan Donald Trump dhe që të dy përshëndetën reagimin e fortë ndërkombëtar pas sulmit në Salisberi, njoftoi Elizeja në një komunikatë, më pak se një muaj para vizitës shtetërore të presidentit francez në SHBA.
“Masat e marra nga SHBA-ja, BE-ja, NATO-ja dhe shumë shtete anëtare të këtyre dy organizatave theksojnë solidaritetin me Britaninë e Madhe dhe dënimin e qartë të armës kimike”, vlerësoi presidenca franceze, për të cilën një kërcënim i tillë nuk mund të mbetej pa një përgjigje.
Që prej të hënës, 24 vende, mes të cilave SHBA-ja dhe 17 anëtarë të BE-së, vendosën të largojnë gjithësej 117 diplomatë rusë në kuadër të reprezaljeve të koordinuara nga ana e perëndimorëve kundër Moskës pas helmimit të një ish-agjenti të dyfishtë rus në Britani të Madhe./G.S/