STAMBOLL – Erdogan: Anëtarësimi i plotë në BE synim strategjik i Turqisë

183

STAMBOLL, 26 mars /ATSH-AA/ – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se synimi strategjik i Turqisë vazhdon të jetë anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian.

”Nuk do të lejojmë që qarqe të caktuara të pengojnë që Turqia të jetë vend i respektuar, i barabartë dhe anëtar i plotë në Union”, deklaroi ai.

“Anëtarësimi i plotë në BE vazhdon të jetë synimi ynë strategjik”, theksoi Erdogan.

”Në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që qarqe, të cilave ua dimë qëllimin, përpjekjet dhe brendësinë të pengojnë që Turqia të ketë vendin e merituar në BE si anëtare e respektuar dhe e barabartë në BE”, shtoi presidenti turk, para një udhëtimit në Bullgari për të marrë pjesë në një samit të BE-së./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.