Punësim dhe jo vite të humbura në ndihmë ekonomike

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155683011176523/

TIRANË, 26 Mars/ATSH/.- Pas 10 vitesh trajtimi me ndihmë ekonomike, Arjana Murrja nga Fushë Kruja u punësua falë Zyrave të Punës.

Kryeministri Edi Rama, përmes rrjetit social “Facebook” solli shembullin e saj për të vërtetuar edhe njëherë faktin se “ndihma ekonomike nuk është zgjidhje, por alternativë mbetet punësimi”.

“Mirëmëngjes dhe me buzëqeshjen prekëse të Arjanës, një nënë e re që filloi punën pas 10 vjetësh të humbura në ndihmë ekonomike, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Arjana Murrja nga Fushë Kruja merrte ndihmën ekonomike në masën 67 mijë lekë.

“Për 10 vjet unë kam marrë ndihmë ekonomike 67 mijë lekë në familje me 5 persona. Shkova te Zyra e Punës. Më thanë ke variant pune, pse nuk hyn në punë. Më sollën te Shoe&Shoe Balance. Erdha këtu ka një muaj. Pagesa ime është 260 mijë lekë dhe jam e siguruar. Për së mbari, të punosh e të jetosh”, shprehet Arjana./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.