Ndeshja Shqipëri-Norvegji, 320 efektivë angazhohen për ruajtjen e sigurisë publike

TIRANË, 26 Mars/ATSH/- Ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Norvegjisë që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, ka vendosur në lëvizje Policinë e Shtetit e cila ka marrë masat e nevojshme për rruajtjen e qetësisë publike dhe sigurimin e rendit, duke angazhuar 320 punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet, Stacionet Policore vartëse të saj, Forcat e Posaçme Shqiponja dhe FNSH-ja.

Policia bën me dije se do të merren masa për mbylljen e lokaleve që funksionojnë brenda rrethimit ku do vendosen shërbimet e policisë. Të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti.

Në njoftimin e policisë behen të ditura dhe akset rrugore në qytetin e Elbasanit, që do të ndalohet qarkullimi, duke filluar prej orës 15.00.

Njoftimi i policisë:

Masat e marra nga Policia e Elbasanit për zhvillimin sa më normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nëpërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Norvegjisë

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative   në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë publike, për zhvillimin sa   më normal para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nëpërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Norvegjisë, që do të zhvillohet më datë 26.03.2018, në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Duke filluar nga ora 15:00 , datë 26.03.2018 ju bëjmë me dije se;

Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në rrugën “Kamber Sejdini” nga Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa” deri tek Kryqëzimi i Tapetave.

Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në Bulevardin “Aqif Pasha”

Bulevardi “Qemal Stafa” në krahun e djathtë të stadiumit do të përdoret për parkimin e autobusëve të ndryshëm që vijnë të organizuar me tifozë.

Vendparkimet e mjeteve të UEFA-s, të mjeteve të tifozëve miq si dhe vendparkimet me autorizim do te jenë para sheshit të stadiumit.

Bulevardi “Qemal Stafa” dhe Unaza e Qytetit do përdoren për qarkullimin e mjeteve.

Rrugë – kalimi nga Kryqëzimi i Tapetave, ish-konservim deri në dalje në unazë dhe në spitalin Rajonal Elbasan do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

Lëvizja e mjeteve të ekipeve vendas dhe të huaj, do të bëhet në rrugën “Lulet”- Posta –Bashkia – Stadium, e kthim.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 320 punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet, Stacionet Policore vartëse të saj, Forcat e Posaçme Shqiponja dhe FNSH-ja.

Do të merren masa për mbylljen e lokaleve që funksionojnë brenda rrethimit ku do vendosen shërbimet e policisë.

Të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë   të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:

  1. a) sende të forta,
  2. b) shishe (të çfarëdo lloji)
  3. c) fishekzjarrë
  4. d) monedha apo metale (të çfarëdo lloji)
  5. e) çelësa të ndryshëm

Në   hyrje   të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të   minimizojnë më datë 26 Mars 2018 lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, çka do të  sillte  një ndihmesë të madhe në zhvillimin   sa më normal të   këtij aktiviteti.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.