Meta vizitë zyrtare në Maltë

TIRANË, 26 Mars/ATSH/.- Me ftesë të Presidentes Marie-Louise Preca, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i shoqëruar nga delegacioni zyrtar shqiptar, u nis drejt Republikës së Maltës për të zhvilluar një vizitë shtetërore dyditore.

Presidenti Meta do të mikpritet dhe do të zhvillojë bisedime dypalëshe me Presidenten e Maltës, duke dhënë më pas edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në kuadër të kësaj vizite, Presidenti Meta do të ketë takime zyrtare e bisedime me kryeministrin, kreun e Dhomës së Përfaqësuesve, me kryetarin e opozitës së Maltës, gjithashtu edhe me kryebashkiakun e Valetës./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.