ITALI – Vdes prezantuesi i njohur Fabrizio Frizzi

ROMË, 26 mars /ATSH-ANSA/ – Vdiq dje në mbrëmje në Romë, prezantuesi i njohur italian, Fabbrizio Frizzi, njoftoi sot familja e tij.

Frizzi vdiq pas një hemoragjie cerebrale në moshën 60-vjeçare.

“Faleminderit Fabrizio për të gjithë dashurinë që na dhurove”, shkruajnë bashkëshortja, Carlotta, vëllai Fabio dhe familjarët e tjerë të tij.

Frizzi prezantoi gjatë karrierës së tij 73 programe.

Por, programet e tij më të famshme janë Miss Italia (1988-2002) dhe (2011-2012) si edhe emisioni ”L’Eredita”’./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.