GJERMANI – Leyen kërkon më shumë fonde për Ministrinë e Mbrojtjes

KABUL, 26 mars /ATSH-DPA/ – Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen ka shfaqur pakënaqësinë lidhur me fondet për ushtrinë, sipas së cilës, kanë qënë të pakëta në planin e buxhetit të qeverisë së re gjermane.

“Plani i shpenzimeve të mbrojtjes nuk është i mjaftueshëm për të modernizuar ushtrinë gjermane dhe për të mbushur boshllëqet”, deklaroi Ursula von der Leyen gjatë një vizite në bazën e Bundeswehr në qytetin verior të Afganistanit, në Mazar-e Sharif.

Qeveria ka planifikuar të zgjerojë shpenzimet ushtarake nga viti 2018-2021 me rreth 10 miliardë euro (12,4 miliardë dollarë).

Përveç kësaj, çdo rezervë e mbetur në buxhetin e qeverisë do të përdoret për ushtrinë.

Shkurtimet e shpenzimeve kanë përcaktuar politikën e mbrojtjes gjermane për më shumë se një çerek shekulli.

Ministrja e Mbrojtjes Ursula von der Leyen ka premtuar se do t’u japë fund masave shtrënguese./ /a.i/  a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.