BM – Londra përshëndet “përgjigjen e jashtëzakonshme” të aleatëve për dëbimin e diplomatëve rusë

LONDËR, 26 mars /ATSH-AFP/ – Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson përshëndeti sot “përgjigjen e jashtëzakonshme” të aleatëve të Britanisë së Madhe kundër Rusisë, në reagim të helmimit të ish-spiunit Serguei Skripal dhe vajzës së tij, më 4 mars.

“Përgjigjja e jashtëzakonshme e aleatëve tanë përbën lëvizjen më të madhe në histori të dëbimit të agjentëve rusë dhe mundëson mbrojtjen e sigurisë tonë të ndarë”, shkroi ministri në një postim në rrjetin social Twitter, pasi 14 vende të BE-së, përfshirë Kanadanë dhe Ukrainën njoftuan sot dëbimet e përfaqësuesve rusë.

“Ne përshëndesim veprimin e aleatëve tanë, që tregon se jemi të bashkuar për t’i dërguar Rusisë sinjalin se ajo nuk mund të vazhdojë të injorojë të drejtën ndërkombëtare”, shtoi një zëdhënës i kryeministres, Theresa May në një komunikatë./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.