Rritet kërkesa për produktet “Made in Albania” në tregjet europiane

Rritet kërkesa për produktet “Made in Albania” në tregjet europian

Rritet kërkesa për produktet “Made in Albania” në tregjet europianhttps://ata.gov.al/2018/03/25/rritet-kerkesa-per-produktet-made-in-albania-ne-tregjet-europian/Zv.ministri i Bujqësisë Dhimitër Kote u shpreh në një intervistë për ATSH-në, po punohet për t’i hapur rrugë eksportit për herë të parë edhe të produkteve të tjera “Made in Albania”, duke sjellë një realitet të ri të munguar prej vitesh në vendin tonë, atë të eksportit të prodhimeve shtazore shqiptare në tregjet e huaja.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 25.03.2018

Ministria e Bujqësisë, po negocion për hapjen e eksportit të qumështit dhe djathit

TIRANE, 25 Mars /ATSH/ – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po punon për zgjerimin e eksporteve shqiptare agroblegtorale jo vetëm në tregun serb, por edhe me vende të tjera europiane.

Grupi i ekspertëve të nivelit të lartë Shqipëri-Serbi, pas kurorëzimit me sukses të negociatave për hapjen më 17 mars 2018 të eksportit të të imtave (dhen, dhi dhe mishit të tyre) në tregun serb, po punojnë për t’i hapur rrugë eksportit për herë të parë edhe të produkteve të tjera shtazore “Made in Albania”, qumësht dhe djathë, duke sjellë një realitet të ri të munguar prej vitesh në vendin tonë, atë të eksportit të prodhimeve shtazore shqiptare në tregjet e huaja.

Zv.ministri i Bujqësisë Dhimitër Kote u shpreh në një intervistë për ATSH-në, se Shqipëria eksporton produkte bujqësore në Serbi dhe në asnjë rast nuk ka patur reklamim, pas analizave që u janë bërë në Serbi, duke konfirmuar plotësimin e standardeve të prodhimeve “Made in Albania”.

“Tregu serb është një treg që ofron mundësi për zgjerimin e gamës së eksporteve në lloje prodhimet dhe sasish. Në këtë kuadër ekspertë serb parashikojnë të zhvillojnë një takim të dytë në Shqipëri me prodhuesit shqiptarë potencial, për të vendosur marrëveshje tregtare konkrete. Pra për të prodhuar në Shqipëri ato prodhime bujqësore që kërkon tregu serb me qëllim zgjerimin e eksporteve në këtë sektor”, tha Kote.

Sipas tij, Shqipëria eksporton shumë perime, por nuk jemi në pikat e duhura për sa i takon sasisë. “Sasitë që ne çojmë ndaj kërkesës që ka tregu serb, plotësojnë vetëm 20% të nevojave të tyre, pra Serbia është një treg i lirë dhe me shumë hapësirë për eksportet ‘Made in Albania’ që prodhohen me cilësi dhe standarde”, u shpreh ai.

Por Serbia është kthyer tashmë edhe në tregun e parë të rëndësishëm me potencial për eksportin e munguar të produkteve me origjinë blegtorale të pa eksportuara më parë në këto 30 vite.

Ministria e Bujqësisë bën të ditur se, politikat e qeverisë dhe aksioni kombëtar për futjen e tregut blegtoral në rrugën e standardeve të sigurisë ushqimore, i ka hapur rrugë për herë të parë pas viteve ’90 eksportit të dhenve dhe dhive dhe mishit të tyre, nga Shqipëria drejt Serbisë dhe shumë shpejt edhe të produkteve të tjera.

Më në fund produktet shqiptare me origjinë shtazore si, mish, qumësht dhe nënproduktet e tyre (sallame, djathra etj.) mund të eksportohen në një vend të huaj. Konkretisht një treg i madh si Serbia, i hap dritën jeshile importeve të produkteve të mishit dhe bulmetit. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.