PSARA – Cipras: Greqia është një vend që kërkon bashkëjetesë paqësore me fqinjët

188

ATHINË, 25 mars /ATSH-ANA-MPA/ – Kryeministri grek Aleksis Cipras dha sot (Dita e Pavarësisë së Greqisë nga sundimi Otoman) një mesazh të qartë për të tashmen dhe të ardhmen e Greqisë që nga ishulli Psara.

“Greqia është një shtyllë stabiliteti dhe garantues i stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe nuk i lejon askujt që të luajë lojëra që vënë në rrezik normalitetin. Greqia është një vend me mbrojtje të fortë, jo për të kërcënuar por për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon, për t’i shërbyer parimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, deklaroi Cipras.

Ai theksoi gjithashtu se “Turqia duhet të ndërpresë veprimet ilegale në Egje dhe të respektojë të drejtën e sovranitetit të Greqisë dhe të Qipros. Të respektojë ligjin ndërkombëtar”.

Kryeministri grek u shpreh se “Greqia po përballet me të ardhmen me optimizëm dhe qëndron si një vend modern, europian dhe demokratik me drejtësi sociale, barazi dhe respekt të plotë të lirive të individit”.

Në mbyllje ai theksoi se “Greqia është një vend që kërkon një bashkëjetesë paqësore, solidaritet dhe bashkëpunim me fqinjët e saj por paralelisht kërkon respektim të plotë të të drejtave të saj sovrane dhe integritetit territorial”./G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.