Ekipet mjekësore shpëtojnë një 4 vjeçar dhe dy të moshuar

TIRANE, 25 Mars/ATSH/- Krahas angazhimit pa ndërprerje të efektivëve të FA-së, edhe ekipet mjekësore janë në gatishmëri gjatë 24 orëve për tu ardhur në ndihmë banorëve të Shkodrës.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën të ditur se “ekipet mjekësore me autoambulancat e spitalit të Shkodrës janë në gatishmëri 24 orë pranë zonave të përmbytura”.

Sipas saj, është bërë e mundur shpëtimi i një fëmije 4 vjeç nga Velipoja dhe i dy të moshuarve me probleme kardiake nga Mali i Jushit.

Aktualisht ata po trajtohen në spitalin Rajonal të Shkodrës. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.